Flash News

KRYESORE

Mbretëresha Elizabeth II i heq titullin e lartë Harvey Winstein

Mbretëresha Elizabeth II i heq titullin e lartë Harvey Winstein

Mbretëresha Elizabeth II i ka hequr titullin e nderit regjisorit të njohur Harvey Weinstein pas dënimit të tij për sulm seksual të një ish-ndihmëseje të produksionit dhe përdhunimit të një aktoreje.

Në një njoftim zyrtar thuhet:

“Mbretëresha ka kërkuar që emërimi i Harvey Weinstein si një Komandant Nderi i Divizionit Civil të Urdhrit më të Shkëlqyeshëm të Perandorisë Britanike, i datës 29 janar 2004, të anulohet.”

Weinstein është në burg ku po vuan dënimin prej 23-vitesh edhe pse ai ka apeluar vendimin. Kujtojmë se mbi 100 gra dolën publikisht në vitin 2017, përfshirë dhe disa aktore të famshme, që e akuzonin producentin për sulme seksuale.

Për shkak të këtyre denoncimeve dhe skandalit të abuzimit seksual nga ana e Weinstein, u krijua lëvizja #MeToo kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit, e cila u përhap në të gjithë botën.

Të fundit