Flash News

KRYESORE

Mbretëresha Elizabeth II mban fjalimin historik: Ditë më të mira do të vijnë

Mbretëresha Elizabeth II mban fjalimin historik: Ditë më të

Situata e rënduar dhe e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia globale prej CODI-19, ka bërë Mbretëreshën Elizabeth II të mbajë një fjalim jot ë zakontë, përmes të cilit i ka ofruar njerëzve mbështetje, siguri dhe shpresë.

E karantinuar në Windsor Castle sëbashku me princin Philip, Mbretëresha e konsideroi këtë periudhë si "kohë tmerrësisht sfiduese".

"Po flas me ju dhe çfarë di është se kjo periudhë është tmerrësisht sfiduese. Një kohë që po përçan vendin tonë. Një përçarje që ka sjellë dhimbje për disa, vështirësi ekonomike për të tjerë dhe ndryshime rrënjësore për jetën e të gjithëve. Çdo orë e punës suaj na çon më pranë rikthimit në jetën tonë normale. Falenderoj gjithashtu të gjithë ata që po qëndrojnë në shtëpi, ata që po ndihmojnë njerëzit më në nevojë dhe po ia lehtësojnë dhimbjen atyre që humbën dikë. Nëse vazhdojmë të bashkuar, do t'ja dalim. Uroj që në vitet e ardhshme, të gjithë të ndihen krenar për mënyrën si ju përgjigjën kësaj sfide. Pavarësisht se vetë-izolimi herë pas here është i vështirë, shumë njerëz të të gjithë besimeve dhe ata ateistë, po zbulojnë se kjo kohë po ofron një mundësi për të ngadalësuar ritmin, për të ndaluar dhe për të reflektuar mbi vendimet.”

Gjatë këtij fjalimi, Mbretëresha Elizabeth II kujtoi fjalimin e saj të parë, një fjalim që u bë në vitin 1940 - po në të njëjtin vend - gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Duhet të kemi të qartë që edhe pse ka ende për të duruar, ditë më të mira do të vijnë. Do të jemi sërish me miqtë tanë, me familjet tona. Do të takohemi sërish."

Ky ishte fjalimi i katërt historik që Mbretëresha Elizabeth II ka mbajtur gjatë 68 viteve në fron.

Të fundit