Flash News

KRYESORE

Mbretëresha Elizabeth II një ikonë mode, momentet e saj më të mira ndër vite

Mbretëresha Elizabeth II është një nga figurat më të njohura në botë, dhe me gjithë këtë vëmendje nga e gjithë bota, ajo duhej të sigurohej që të vishej për të bërë përshtypje. Edhe pse në moshën 91-vjeçare, Mbretëresha Elizabeth gjithnjë surprizon me stilin e saj! Elizabeth u bë trashëgimtare e fronit të Anglisë kur babai i saj u emërua Mbret në vitin 1936. Ajo e mori fronin vetëm pas vdekjes së babait të saj në vitin 1952.

Elizabeth ka katër fëmijë (Princi Charles, Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward), dhe është gjyshja e Princit William dhe Princit Harry. Ajo merr pjesë në ngjarje me William dhe Harry çdo herë kaq shpesh, dhe ndonjëherë bashkohet edhe nga gratë e tyre, Kate Middleton dhe Meghan Markle. Kur zonjat janë bashkë, është gjithnjë një moment në modë, sigurisht!

Por prej disa kohësh, Meghan Markle dhe Princi Harry hoqën dorë nga detyrat mbretërore, kështu q nuk do kemi mundësinë t`i shohim bashkë me Mbretëreshën.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni disa nga momentet më të mira të stilit të Mbretëreshës Elizabeth ndër vite, nga fustanet e mrekullueshëm deri tek kostumet e saj të famshme me ngjyra të ndritshme!

 

Të fundit