Flash News

KRYESORE

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë viza për qytetarët e BE nëse nuk arrihet marrëveshje për ‘Brexit’

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë viza për qytetarët e

Nëse deri më 29 mars nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për procesin ‘Brexit’, atëherë europianët duhet të pajisen me viza për hyrë në ishull. Ministri i Brendshëm britanik, Sajid Javid, ka konfirmuar se regjimi i vizave për qytetarët e BE do të rikthehet në rast se Londra shkëputet pa marrëveshje nga unioni.

Sipas skenarit ku nuk arrihet marrëveshje për Brexit, qytetarët e BE-së që duan të hyjnë në Britani pas datës 29 mars dhe që synojnë të qëndrojnë më shumë se tre muaj, do të aplikojnë për statusin e njohur si ‘European Temporary Leave to Remain’. Ata do duhet të paguajnë një tarifë për të marrë statusin, e cila do jetë e vlefshme për tri vite, dhe të kalojnë kontrollet e sigurisë.

Se sa do të kushtojë kjo tarifë nuk dihet zyrtarisht, po bazuar në tarifat dhe dokumentat ekzistuese, ajo mund të variojë nga £500 në £600.

Ndërkohë, në Parlamentit Evropian po mbahet një qasje tjetër, ku kërkohet që të mos vendoset regjim vizash për shtetasit e britanisë.

Sa i përket marrëveshjes, synohet që kryeministrja Theresa May të gjejë një zgjidhje deri në fund të shkurtit për të arritur kompromisin me Brukselin. Nëse ky kompromis nuk arrihet, evropianët mund të bien dakord për të shtyrë daljen e Britanisë përtej 29 marsit, të paktën deri në muajt e verës, por vetëm nëse ky shtet shkon në zgjedhje të parakohshme ose zhvillon një referendum të dytë për Brexit.

Të fundit