Flash News

KRYESORE

Mbrojtësi braktis ekipin e Kosovës, trajneri Panuçi bën gati ftesën

Mbrojtësi braktis ekipin e Kosovës, trajneri Panuçi bën

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit në Kroaci, Ardian Ismajli ka vendosur të braktisë përfaqësuesen e Kosovës, pasi është i pakënaqur me vendimet e trajnerit Challenge.

Mbrojtësi është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pritet që në nëntor të marrë një ftesë nga Panuçi për tu bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën e Nations League me Skocinë dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

Futbollisti që aktualisht militon në Kroaci me Hajdukun e Splitit mund të luajë si në qendër të mbrojtjes ku spikat me aftësitë e tij ashtu edhe në krahun e djathtë, çka e bën një përforcim të rëndësishëm për këtë repart në grupin kuqezi.

Në të kaluarën Ismajli është kërkuar me ngulm nga Panuçi për vetë potencialin që gëzon lojtari, dhe tani duket se në nëntor ai do të jetë përfundimisht lojtari më i ri që i bashkohet Shqipërisë, dhe i dyti rast brenda pak kohësh që kalon nga Kosova te kuqezinjtë pas Kastriot Dermakut.

Të fundit