Flash News

KRYESORE

Mbrojtësi kuqezi transferohet në Itali falë ndërhyrjes së Igli Tares

Mbrojtësi kuqezi transferohet në Itali falë ndërhyrjes

Futbollisti i Kombëtares dhe i Hajduk Splitit në Kroaci, Hysen Memolla, do të vijojë karrierën në Itali.

26-vjeçari nga Kavaja është transferuar te Salernitanan, klub në pronësi të presidentit të Lacios, Claudio Lotitos, ku Igli Tare gjithashtu është drejtues.

Memolla ka firmosur zyrtarisht dhe klubi ka komunikuar se është bindur edhe për çështjen financiare.

Mbrojtësi ka firmosur për 6 muaj me opsion për rinovim, ndërsa ai dikur ka luajtur me Martina Franca, në Lega Pro, ose Serie C në Itali.

Të fundit