Flash News

KRYESORE

Mbrojtja nga dielli, shumica pësojnë djegie si pasojë e përdorimit të gabuar të kremrave

Mbrojtja nga dielli, shumica pësojnë djegie si pasojë e

Sipas një hulumtimi nga shkëncëtarët e King's College në Londër, njerëzit marrin më pak se gjysmën e mbrojtjes ndaj diellit dhe kjo vjen si pasojë e përdorimit të gabuar të kremrave.

Në teori, kremrat që kanë (SPF) 15 kundër rrezeve të diellit konsiderohen të mjaftueshme për tu mbrojtur nga dëmtimi i diellit.

Por në të vërtetë, njerëzit duhet të përdorin ato që kanë SPF 30 ose 50, në mënyrë që të jenë të sigurt.

Gjithçka bazohet në vendet që temperatura arrin mbi 30 gradë celcius. Nick Scriven, presidenti i Shoqatës së Mjekësisë në Londër tha se një doktor ka qenë tepër i zënë gjatë fundjavës me pacientë që duhet të merrnin mjekime për dehidratimin në qafë dhe në infeksionet urinare.

Kim Sun-Lee, një oficere nga Kolegji i Infermiereve u shpreh gjithashtu se temperaturat e larta kanë ndikuar dhe në gjendjen e mjekëve apo infermierëve.

Aplikimi i locioneve kundër diellit duhet të përhapet shumë, gjë që pjesa më e madhe e njerëzve dështojnë ta bëjnë.

Të fundit