Flash News

KRYESORE

“Mbron Vjosën nga rreziku imagjinar”, Meta 'kokë për kokë' me Ramën: Arroganca, korrupsioni dhe marrëzia s’do ta tjetërsojë dot

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se po e mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka zgjedhur të injoroi reagimin e kreut të qeverisë, duke treguar se kërcënimi është real, ndërsa shkruan se: “E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!”, dhe se “arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot”.

“Me ekipin e paparë të çunave të "Vjosa Rafting Albania" dhe "Vjosa Explorer".

E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!

Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot! 🇦🇱", shkruan Meta.

 

Të fundit