Flash News

KRYESORE

“Mbushini kutitë, por nuk ua mbushni dot mendjen qytetarëve. Faleminderit që bojkotuat farsën e eDramës”

Kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj, ka falënderuar me anë të një mesazhi qytetarët e Vlorës për bojkotimin që i bënë zgjedhjeve të 30 qershorit.

Postimit të tij Deromemaj i ka bashkangjitur edhe një foto të faqes së parë të gazetës “Zëri i Popullit”, që mban titullin “Fitore e shkëlqyer e vijës Marksiste-Leniniste”.

"Nuk do të arrini dot të mbushni as mendjet e socialistëve të ndershëm, që nuk po ju binden më thirrjeve tuaja për të kërkuar vota!

Gërmoni, gërmoni se sektin tuaj të ngordhur do të gjeni! Votimi është i paligjshëm, farsë dhe ekziston vetëm në mendjen e eDramës!", shkruan nder te tjera Deromemaj.

Të fundit