Flash News

KRYESORE

Mbyllen hetimet/ Kush janë 12 personat në dosjen 339, mes tyre dhe nipat e ish-deputetit

Mbyllen hetimet/ Kush janë 12 personat në dosjen 339, mes tyre dhe

Janë 12 persona që janë të përfshirë në dosjen 339 të cilët do të dërgohen për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Midis 12 emrave që janë marrë të pandehur rezultojnë edhe Samuel Ndoka dhe Vilson Ndoka, dy nipërit e ish-deputetit Socialist në qarkun e Lezhës Arben Ndoka, raporton Fax News.

Akuzat të cilat rëndojnë mbi të personat në fjalë kanë të bëjnë me “Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale në kuadër të Grupit të strukturuar kriminal”

Ramadan Dushaj

Rezart Çaçani

Fatbardh Gostini

Neritan Saraçi

Ardit Haxhagiqi

Gentjan Marku

Oltion Noka

Fation Marku

Samuel Ndoka

Vilson Ndoka

Elis Guri

Luan Boça

Në përgjimet e bëra publike nga Zëri i Amerikës, dyshohet se në dosjen 339 që hetohet nga Krimet e Rënda, dëshmohet shit-blerja e votave gjatë fushatës elektorale të 2017-s në 4 qarqe të Shqipërisë. Ndërsa dyshohet se i përfshirë është dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Të fundit