Flash News

KRYESORE

Mbyllen kutitë në Kosovë, KQZ publikon përqindjen: Pjesëmarrje më e lartë se në 2017-ën

Mbyllen kutitë në Kosovë, KQZ publikon përqindjen:

Ora 19:00 shënoi mbylljen e procesit të votimit në Kosovë. Menjëherë dolën Exit Pollet e para që nxorën rezultatet e tyre.

KQZ në faqen e saj zyrtare bën me dije se kanë votuar rreth 812 mijë qytetarë nga i gjithë vendi, apo 41.45 për qind.

Kryetarja e këtij komisioni Valdete Daka gjatë një prononcimi për mediat ka theksuar se ka një rritje të numrit të tyre krahasuar me vitin 2017.

Po ashtu Daka theksoi se në faqen zyrtare të KQZ-së përditësohen në çdo minutë të rejat më të fundit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare zhvillohen pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, i cili u ftua nga Gjykata Speciale e Hagës.

Të dhënat e KQZ i gjeni KËTU

Të fundit