Flash News

KRYESORE

Mbyllen pjesët e para: Chelsea-Bayern pa gola, Mertens për rekord

Mbyllen pjesët e para: Chelsea-Bayern pa gola, Mertens për rekord

Sapo janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të sotme në Champions League. Chelsea-Bayern u mbyll me rrjetat e paprekura. Bavarezët luajtën sikur të ishin në shtëpinë e tyre, sepse mbajtën topin më shumë dhe rrezikuan disa herën portën e londinezëve. Vlen të përmenden përpjekjet e gjermanit Muller.

Ndërkohë, Napoli shënoi një gol kundër Barcelona duke mbyllur 45 minutat e para në avantazh. Mertens lëshoi një silurë me të djathtën, duke gjetur trekëndëshin e portës me lehtësi dhe duke shtangur krejtësisht portierin Ter Stegen.

Belgu sot u bë bashkë me Marek Hamsikun golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit me 121 gola. Këtë sezon ai mund ta mbyllë në vendin e parë duke kaluar edhe Hamsikun. Ja lista:

121 gola : Dries Mertens 🇧🇪

121 gola : Marek Hamsik 🇸🇰

115 gola : Diego Maradona 🇦🇷

107 gola : Attila Sallustro 🇮🇹

104 gola : Edinson Cavani 🇺🇾

Të fundit