Flash News

KRYESORE

Mbyllen pjesët e para: Maroku surprizon Spanjën, Irani i pafuqishëm përballë Portugalisë

Mbyllen pjesët e para: Maroku surprizon Spanjën, Irani i

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit B, ku Spanja ka barazuar me Marokun 1:1, ndërsa sfida tjetër mes Iranit dhe Portugalisë është mbyllur 0:0.

Maroku kaloi i pari në avantazh me anë të sulmuesit kryesor, Butain në minutën e 14 pas një aksioni të befasishëm. Spanjollë, të pakënaqur me rezultatin reaguan menjëherë dhe barazuan 5 minuta më vonë me anë të mesfushorit Isko minutën e 19-të.

Marok: Butaib 14′

Spanjë: Isko 19′

Nga ana tjetër, Portugalia luajti më mirë se Maroku dhe duhet të vinte minuta e 45-të që të kalonin në avantazh me anë të Kuarezmës.

Portugali: Kuarezma 45′

Pa llogaritur këto rezultate, grupi B kryesohet nga Spanja dhe Portugalia me nga 4 pikë, ndërsa më pas renditet Irani me 3 pikë dhe Maroku me 0 pikë.

 

Të fundit