Flash News

KRYESORE

Mbyllen shkollat prej Covid-19, reagon ministrja Shahini: Masa është parandaluese dhe frenuese, s’ka vend për panik

Mbyllen shkollat prej Covid-19, reagon ministrja Shahini: Masa është

Reagon ministrja e Arsimit, Besa Shahini pas vendimit për mbylljen e shkollave dhe institucioneve arsimore për një periudhë dy javore, pas konfirmimit të Shqipërisë me coronavirus.

Sipas ministres, masat janë parandaluese dhe frenuese dhe s’ka vend për panik.

“U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

Kjo për arsye frenimi të përhapjes së virusit COVID-19, i cili është shfaqur në dy raste në Shqipëri. Masa është parandaluese dhe frenuese – nuk ka asnjë nevojë e arsye për panik. Po tregohemi shumë të kujdesshëm që të zvogëlojmë maksimalisht mundësinë e përhapjes së këtij virusi.

Mbani mend që fëmijët dhe të rinjtë nuk janë grupmoshë e rrezikuar nga virusi, por mund të jenë bartës. Ndaj, do të pezullohet mësimi në institucionet arsimore.

Masat që secili prej nesh duhet të ndërmarrë individualisht:

• Të lajmë duart shpesh për 20 sekonda;

• Të evitojmë takimin deri në 1 m largësi;

• Të evitojmë grumbullimet e njerëzve”, sqaron ministrja.

Të fundit