Flash News

KRYESORE

Mbyllet në barazim pa gola derbi i kryeqytetit, Partizani më pranë titullit kampion

Është mbyllur në barazim të bardhë, 0:0 derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Pjesa e parë u shoqërua me tensione dhe dyluftime të ashpra mes lojtarëve të dy ekipeve, ndërsa sa i takon lojës, Tirana luajti më mirë, ku sulmuesi anglez Majkëll Ngo vuri disa herë në vështirësi portierin Alban Hoxha.

45-minutëshi i dytë foli më shumë për të kuqtë, të cilët tentuan të kalonin në avantazh, ku rastin më të mirë e pati mesfushori Telushi në minutën e 80, por topi i gjuajtur nga vlonjati u ndal nga shtylla vertikale.

Në tribuna nuk mungoi spektakli i tifozëve, të cilët shfaqen disa parulla, ndërsa pati edhe fyerje ndaj zv/kryeministrit Erion Braçe, tifoz i zjarrte i Partizanit.

‘Demat e kuq’ kryesojnë Kategorinë Superiore me 50 pikë, nëntë më shumë së Kukësi, ndërsa bardheblutë pozicionohen në vendin e shtatë me 29 pikë.

Formacionet e ndeshjes:

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Idrizaj, Telushi, Mala, Asani, Duka, Mensah, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

Gjyqtar: Enea Jorgji

Të fundit