Flash News

KRYESORE

Mbyllet një biznes në Tiranë, sekuestrohen 33 ton ushqime të skaduara

Mbyllet një biznes në Tiranë, sekuestrohen 33 ton ushqime të

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njofton se ka bllokuar 33 ton produkte të skaduara në një biznes në Shkozë të Tiranës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar nga trupa inspektuese e AKU-së, rezultoi se subjekti “IN FOOD” shpk kishte 2 ambiente(magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg.

Konkretisht, në magazinën e parë me adresë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta”, njofton AKU.

Ndërsa në magazinën, që ky biznes posedonin në Rinas, AKU thotë se u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.

Ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim i produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit.

Të fundit