Flash News

KRYESORE

Mbyllet numërimi në Dibër, këta janë deputetët që ky qark dërgon në Kuvend

Mbyllet numërimi në Dibër, këta janë deputetët

Është mbyllur numërimi i votave në të gjithë qarkun e Dibrës, njofton KQZ. 73702 persona morën pjesë në votime më 25 qershor.

Në këtë qark, LSI ka marrë 12267 vota ose 17,05%; PS - 24795 vota ose 34,46%; PD - 21331 vota ose 29,65%; PDIU - 12605 vota ose 17,52%.

Me këtë rezultat janë zyrtarizuar edhe deputetët e rinj të Dibrës që do të hyjnë në Kuvend.

Nga PD kanë dalë dy deputetë: Dhurata Çupi dhe Xhemal Gjunkshi.

Nga LSI ka dal deputet vetëm Përparim Spahiu.

Nga PS kanë dalë dy deputetë: Ilir Beqaj dhe Almira Xhebulla.

Nga PDIU ka dal deputet vetëm Reme Lala.

Të fundit