Flash News

KRYESORE

Mbyllet pavioni i aborteve në Elbasan, dy mami dalin me Covid-19

Mbyllet pavioni i aborteve në Elbasan, dy mami dalin me Covid-19

Në 24 orët e fundit dy mami që punonin në pavionin e aborteve kanë rezultuar pozitive me koronavirus në Elbasan, çka ka bërë që ky shërbim në qytetin e Elbasanit të mbyllet.

Gjithashtu raportohet se të infektuarat janë nisur drejt Spitalit Infektiv, për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Të fundit