Flash News

KRYESORE

Mbyllet raundi i parë për regjistrime, në Universitetin e Tiranës vetëm 915 kuota bosh

Mbyllet raundi i parë për regjistrime, në Universitetin e

Në raundin e dytë  për regjistrim në Universitetin e Tiranës që do të hapet në 15 shtator kanë mbetur vetëm 915 kuota bosh. Rektori i universitetit, Mynyr Koni tha se 4716 studentë janë regjistruar në raundin e parë, duke mbushur kështu 85% të kuotave deri në këto momente.

“Në raundin e parë janë regjistruar 4 716 studentë nga 5631. Kanë mbetur edhe 915 kuota që janë në dispozicion për raundin e dytë,” tha Koni.

Ata që kanë një mesatare të lartë kanë mundësinë më të madhe për të qënë fitues.

“Nga vlerësimet paraprake përkatëse rezulton se në nivel universiteti, mesatarja e studentit të fundit të regjistruar në universitet është 8 e lartë. Kjo është një cilësi shumë e lartë për universitetin e Tiranës,” shtoi rektori i Universitetit të Tiranës.

Në fund, Koni shtoi se raundi i dytë do të jetë një garë nga e para, pra kandidatët për studentë mund të zgjedhin 10 preferenca të cilat i zgjodhën në raundin e parë; ose mund t’i ndryshojnë ato.

Të fundit