Flash News

KRYESORE

Mbyllet sot faza e parë e regjistrimeve në universitete, ka ende kuota të lira...

Mbyllet sot faza e parë e regjistrimeve në universitete, ka ende kuota

Kjo e mërkurë shënon përfundimin e fazës së parë të regjistrimit në universitete. Maturantët që u shpallën fitues në një apo disa programe studimi janë paraqitur pranë sekretarive përkatese. Në fakultete nuk ka pasur radhë dhe as probleme me sistemin e regjistrimit. Disa prej maturantëve kanë kryer regjistrimin final, ndërsa të tjerët janë në pritje për të parë emrin në degën e preferuar.

Maturant: “Procedurat janë shumë të qarta dhe të kuptueshme për të gjithë. Isha fitues që në fazën e parë.”

Pas regjistrimit të dhënat kalojnë online. Procesi përfundon me datën 11 shtator dhe është i ndarë në 7 faza 48 orëshe. Maturantët duhet të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin ndryshimin e renditjes së fituesve.

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni tha 18.500 maturantë kanë zgjedhur këtë institucion të arsimit të lartë dhe ka ende kuota të lira për fazën e dytë.

Të fundit