Flash News

KRYESORE

Mbyllet sot legjislatura, Ilir Meta në seancën e fundit si kryetar Kuvendi

Mbyllet sot legjislatura, Ilir Meta në seancën e fundit si kryetar

Kuvendi i Shqipërisë mbyll të enjten punimet e Legjislaturës së VIII-të, që shënon dhe shpërndarjen e parlamentit aktual për t’i hapur rrugën zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, nga ku do dalin 140 deputetët e rinj.

Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon mes të tjerash miratimin e projektvendimit per “Për mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit”, ndërsa në rend dite janë për diskutim dhe disa pr/ligje, si ai “Për peshkimin”, “Për zonat e mbrojtura”, ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane për projekte në infrastrukturë, etj.

Seanca e fundit e këtij parlamenti do të mbyllet pa praninë opozitës. Ajo refuzoi sërish dje ofertat e maxhorancës për zgjidhjen e krizës politike në vend, shkaktuar nga futja e saj në protestë prej më shumë se 70 ditësh, me kërkesën për krijimin e një qeverie teknike si garancia për zgjedhje të lira e të ndershme. Edhe takimi i djeshëm, në Presidencë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha nuk prodhoi një marrëveshje për futjen e opozitës ne zgjedhje.

Të fundit