Flash News

KRYESORE

Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës për shkak të koronavirusit, tezgat zhvendosen në sheshe

Mbyllet tregu i fruta-perimeve në Durrës për shkak të

Tregu i fruta-perimeve në Durrës është mbyllur për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Në këtë treg punojnë rreth 300 tregtarë që sot në mëngjes u përballën me forcat e policisë, që nuk i lejuan të punojnë.

Tregtarët thonë se askush nuk i kishte lajmëruar më herët për mbylljen e tregut ndërsa shtojnë se produktet e tyre do të prishen.

Sipas vendimit të bashkisë tregtarëve u është vënë në dispozicion hapësirë tek sheshi i stadiumit, ai te 'Mauzoleu i Dëshmorëve' si edhe te shkolla e Muzikës, ndonëse mësohet se tregtarët janë të pakënaqur nga ky vendim.

Ata thonë se nuk mund të transportojnë produktet në ato hapësira.

Kujtojmë se deri më tani në vendin tonë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 212, 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërkohë që 4 nga këta pacientë janë në frymëmarrje të drejtuar.

Të fundit