Flash News

KRYESORE

Mbyllet tuneli i rrugës së Arbrit në Bastar të Tiranës

Prej disa ditësh është ndërprerë puna në tunelin 1 të rrugës së Arbrit në fshatin Bastar të Tiranës. Shkak për këtë mësohet se është bërë shembja e vazhdueshme në hyrje të tij.

Banorët e zonës thonë se shembja ka nisur që në metrat e para të hapjes së tunelit për qarkullim. Ndërsa tuneli i emergjencës nuk është dëmtuar aspak.

Sa i përket tunelit kryesor, banorët thonë se ka shembje të mëdha në 100 metër gjatësi. Masivi i dheut shemb armaturën e tunelit, duke mos ju lënë mundësinë të avancojnë më tej.

Gjithashtu, shembje ka pasur edhe dyshemeja në hyrje të tunelit. Për shkak të paqëndrueshmërisë, firma ka zhvendosur të gjitha mjetet duke i kaluar në anën tjetër në fshatin Murrizë.

Të fundit