Flash News

KRYESORE

Mbyllet votimi i kandidatëve për deputetë në Kukës, Bardhi: PD do të përfaqësohet me më të mirët, ndryshimi po vjen

Mbyllet procesi i votimit për kandidatët për deputetë në qarkun e Kukësit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi është shprehur entuziast për pjesëmarrjen masive sipas tij që u pa në këtë proces të parë, ndërsa tha se PD do të përfaqësohet me më të mirët në zgjedhjet e 25 prillit.

“Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Entuziazmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.

Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.

Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE”, shkruan Bardhi.

Procesi qe nisi sot ndodh për herë te parë në një parti politike dhe për herë të parë në Shqipëri. Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendor apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I NËNSHTROHEN KONSULTIMIT ME ANËTARËSINË, është si më poshtë:

Vijonë garën Dega Kukës, Qarku Kukës:

  1. ADMIR SINAMATI
  2. ARBEN CEJKU
  3. IBRAHIM BRUKA
  4. SAHIT PRIZRENI
  5. VJOLLCA VATA

Të fundit