Flash News

KRYESORE

"Mbyllja dhe izolimi janë problematikë, jo opsion zgjidhjeje", Rama: Kemi bërë një rezervim për vaksinën anti-COVID

"Mbyllja dhe izolimi janë problematikë, jo opsion

Kryeministri Rama ka hequr “mbylljen e vendit” nga lista e mundësive në rast përkeqësimi të situatës së pandemisë. Gjatë një takimi me mjekët e Infektivit, Rama ka sqaruar se mbyllja nuk është opsioni i duhur pasi sjell dëme të mëdha ekonomike dhe psikologjike.

Ndërkaq, Rama nuk i ka kursyer as kritikat ndaj të gjithë personave, të cilët përmes deklaratave të tyre, kanë përbaltur uniformën e bluzave të bardha.

“Keni dhënë një kontribut në aspektin moral për gjithë bluzat e bardha. Keni treguar shumë për ata që veç dinë flasin dhe kanë fjalën e keqe në majë të gjuhës. Trupa jonë e mjekëve meriton vetëm respekt, dhe jo baltë e akuza, sharje nga ato që keni dëgjuar gjithë këto vite. Për fat të keq, se është fatkeqësi botërore na ra të përballemi me këtë mostër”, u shpreh Rama.

Referuar një vaksine të mundshme, Rama u shpreh sot se qeveria ka bërë një rezervim për vaksinën anti-COVID kur të dalë. "Kemi bërë një rezervim për vaksinën kur të dalë, do të shohim si proces kur të dalë. Edhe për strukturat jemi përgatitur për ta zgjedhur kapacitetin pritës" tha ai.

”Erdha t’ju përshëndes. Respekt dhe keqardhje për ju në këtë situatë tepër stresonte. Ndërkohë që edhe në kushtet e kësaj periudhe të vitit, me këto temperature jeni të detyruar të mbingarkoheni me këto veshje. Kjo e bën zgjedhjen tuaj profesionale kaq fisnike dhe të veçantë. Patjetër që keni dhënë një kontribut në aspektin moral për gjithë bluzat e bardha. Keni treguar shumë për ata që veç dinë flasin dhe kanë fjalën e keqe në majë të gjuhës.

Trupa jonë e mjekëve meriton vetëm respekt, dhe jo baltë e akuza, sharje nga ato që keni dëgjuar gjithë këto vite. Për fat të keq, se është fatkeqësi botërore na ra të përballemi me këtë monstër. Por na gjeti në një fazë që ishin bërë disa përmirësime. Largqoftë të kishte ndodhur kjo disa vite më parë, tek kjo do ishte një katastrofë. Kemi një sfidë të madhe publike, sikurse thonë të gjithë specialistët e shëndetit.

Siç e thonë të tërë sot, kjo betejë nuk zhvillohet vetëm në spital. Çdokush do të bëjë rolin e vet. Ndërkohë që virusi ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur as për 3 javë, as për 4 javë as për 4 muaj për një periudhë që askush nuk e di sa do të zgjasë. Nuk ja bëjmë dot ndryshe. Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.”- tha Rama.

Të fundit