Flash News

KRYESORE

Mbyllja e 100 subjekteve, reagon Shoqata e Ricikluesve: Aksion represiv dhe diskriminues

Mbyllja e 100 subjekteve, reagon Shoqata e Ricikluesve: Aksion represiv dhe

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Shoqata e Ricikluesve kanë reaguar sot në një deklaratë për shtyp ku kanë denoncuar veprimet ekstraligjore të ushtruar nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, ndaj një numri të konsiderueshëm subjektesh aktiv në fushën e grumbullimit, përpunimit të mbetjeve të riciklueshme, në bashkinë e Tiranës.

Sipas asaj që thuhet në deklaratën për shtyp, këto subjekte private prej muajsh vazhdojnë të jenë pre e një seri masash administrative arbitrare dhe të jashtligjshme, që kanë kulmuar me revokimin dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe për rrjedhojë ndërprerjen e aktivitetit të 100 (njëqind) subjekteve, duke nëpërkëmbur të drejtat kushtetuese për të ushtruar aktivitetin dhe atë të pronësisë private, duke dëmtuar rëndë financiarisht këto sipërmarrje, mbi të gjitha duke cënuar rëndë interesin publik si rrjedhoje e mbylljes masive të vëndeve të punës, deligjitimimit të aksionit të shtetit dhe kompromentimit pa kthim të procesit të riciklimit në vend, si dhe po sjell përkeqësimin e shumë indikatorëve të performancës së sipërmarrjes të këtij sektori në vendin tonë.

Ata kërkojnë me këmbëngulje që, në respekt të ligjit:

Të ndalet ky aksion represiv dhe diskriminues ndaj subjekteve private;

Të rikthehet ligjshmëria duke anulluar vendimin për heqjen dhe pezullimin e lejeve mjedisore dhe liçencave;

Të hapet rruga e dialogut institucional me organizmat përfaqësues të sipërmarrjes dhe me shoqatat e sektorit, duke i mbyllur kështu rrugën fushatave apo zgjidhjeve diletanteske në ekonomi.

PD-PS përplasen për plehrat. Klosi: Do bllokohen pikat e grumbullimit. Malltezi: Shëndeti i banorëve, jo si hedhja e zarit në kazino

Aksioni për mjedisin. Veliaj humb rastin për publicitet dhe nxjerr Maznikun në krah të Klosit. Sikleti i Ardit Gjoklajt?

Të fundit