Flash News

KRYESORE

Mbyllja e bixhozit në Shqipëri, ‘Bast Arena’ nxiton të zgjerohet në Kosovë

Kompania ‘Bast Arena’ ka hapur në Prishtinë një pikë të madhe. Në një kohë kur në Shqipëri është paralajmëruar mbyllja e të gjitha pikave të basteve dhe kazinove në zonat e banuara, kjo kompani është zhvendosur në tregun kosovar.

Është ish-kryeministri Sali Berisha që publikon fotot dhe vijon ta konsiderojë ‘Bast Arenën’ si kompani të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i Sali Berishës:

Bastarena e vella Olsit pushton edhe Prishtinen!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor, jam nje qytetar nga Prishtina.

Edi Rama po krenohet se kinse do i mbyll bastet ne Republiken e Shqiperise, mirepo ne Kosove, posaqerisht ne Prishtine vecse kane fillu me lulezu bastet kompanise se vella Olsit.

Kjo eshte pika qe sapo e ka hap mu ne qender te Prishtines, shume prane menzes se studenteve.

Kjo eshte reklama gjigante e bixhozgjiut Rama e cila po infekton popullin e kosoves, respektivisht qytetaret e Prishtines!”

Të fundit