Flash News

KRYESORE

Mbyllja e club-eve pas orës 20.00, artistët gjejnë mënyrën alternative për të kënduar ‘live’

Mbyllja e club-eve pas orës 20.00, artistët gjejnë

Akti normativ i qeverisë i pak ditëve më parë që parashikon mbylljen e lokaleve të natës pas orës 20.00 për shkak të pandemisë ka ngjallur shumë reagime, sidomos nga artistët dhe pronarët e bizneseve. Madje, këta të fundit protestuan për dy ditë me radhë edhe para kryeministrisë.

Megjithatë, duket se artistët në bashkëpunim me pronarët e lokaleve kanë gjetur mënyra alternative për të vijuar aktivitetin e tyre, por edhe për të qenë konform ligjit.

Këngëtari Renis Gjoka deklaroi nga Drimadhes në një intervistë për ‘News 24’ se tashmë po këndojnë në drekë në baret e plazheve, por sipas tij akti i qeverisë është absurd pasi grumbujt e njerëzve sërish nuk shmangen.

“Artistët kanë gjetur mënyrën për të performuar gjatë drekës gjatë sezonit turistik. Kemi gjetur hapësirën të respektojmë ligjin dhe të punojmë prapë, por nuk është kjo zgjidhja. Do përshtaten shumë lokale, por se kuptoj çfarë fituam në fund. Që nga dita e parë kemi ruajtur masat, nuk jemi ne shkaktarët e rritjes së infektimeve”, tha Gjoka.

Të fundit