Flash News

KRYESORE

Mbyllja e dyerve të Universiteteve, Rama: Fytyra e pengmarrësve të një proteste shembullore, ka nisur realizimi kërkesave

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që studentët po zhvillojnë që prej orës 10:00 të ditës së sotme para kryeministrisë.

Përmes Twitter-it, Rama i referohet mbylljes së dyerve të Universiteteve nga ana e studentëve, duke e cilësuar këtë si fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore.

Por teksa studentët shprehen se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar ende, Rama mendon ndryshe kur thotë se tashmë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për nevojat specifike të çdo fushe studimesh #MeStudentët”, shkruan Rama.

Të fundit