Flash News

KRYESORE

Mbyllja e kazinove dhe basteve, kush janë deputetët e PS-së që kërcënohen me mesazhe nga burgu

Mbyllja e kazinove dhe basteve, kush janë deputetët e PS-së

Ditën e sotme, në Kuvend, kryeministri Edi Rama u ndal tek vendimin për mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve.

Rama u shpreh sërish për deputetë të PS-së, dhe sipas tij posaçërisht ata të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, të cilët tha se janë në shënjestër të një sulmi mesazhesh të orkestruara nga burgu 313.

“Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në shënjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara burgu 313”, u shpreh Rama.

Por kush janë deputetët e PS-së të cilët janë pjesë e komisionit të Ekonomisë dhe që sipas Ramës janë në shënjestër të një sulmi mesazhesh.

Komisioni në fjalë drejtohet nga deputeti Erion Braçe, ky i fundit një ditë më parë njoftoi vetë se merr 20-25 mesazhe në ditë nga njerëz të kësaj industrie dhe që sipas tij, ‘janë kthyer në sms të neveritshme dhe që ushtrojnë presion mbi deputetin e Kuvendit me lloj-lloj formash’.

Deputetë socialistë të cilët janë pjesë e komisionit të Ekonomisë janë edhe Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Arben Pëllumbi, Blerina Gjylameti, Ervin Bushati, Evis Kushi, Ilir Xhakolli, Rolant Xhelilaj dhe Xhevit Bushaj.

Asnjë nga deputetët e mësipërm nuk është shprehur publikisht nëse ke marrë mesazhe apo jo, por duket se vëmendja është fokusuar tek deputetët e këtij komisioni si komisioni përgjegjës për projektligjin në fjalë.

 

Të fundit