Flash News

KRYESORE

Mbyllja e kazinove dhe basteve sportive, gazetari: E ka treguar ish-ministri, drejtorit i është vënë pistoleta në kokë

Mbyllja e kazinove dhe basteve sportive, gazetari: E ka treguar ish-ministri,

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin e 'Repolitix', ka folur sa i takon vendimit për mbylljen e kazinove elektronike dhe pikave të basteve.

Hoxha ka sjellë në vëmendje një rast, sipas tij të bërë publik pak vite më parë nga ish-ministri Dritan Prifti, ku drejtorit aso kohe të  Lojërave të Fatit ju vendos pistoleta në kokë pasi kishe sekuestruar disa makineta.

“Ish-ministri, Dritan Prifti ka treguar një rast shumë ekstrem në një televizion kombëtar. Që drejtori që ka qenë i Inspektoratit, atëherë ka qenë drejtori, i Lojërave të Fatit, që kishte vajtur të sekuestronte makineta në Shkodër, me furgonat që kishin marrë makinetat i kishin dal përpara në Lezhë, i kishin vënë pistoletën në kokë dhe i kishin thënë do t’i kthesh ato mbrapsht ku i ke marrë dhe do paguash edhe dëmin që i ke shkaktuar pikës për kaq orë sa ato nuk kanë qenë në punë”, tha Hoxha.

 

 

 

Të fundit