Flash News

KRYESORE

Mbyllja e shkollave, Basha nxjerr videon: Kryeministri i luksit la mijëra fëmijë rrugëve

Mbyllja e shkollave, Basha nxjerr videon: Kryeministri i luksit la mijëra

Kreu i PD, Lulzim Basha ka denoncuar sërish me zë dhe figurë raste të mbylljes së shkollave dhe shqetësimin e ngritur nga ana e qytetarëve, lidhur me këtë fakt.

Përmes një video të publikuar në ‘Facebook’, Basha publikon dëshminë e qytetarëve, që kundërshtojnë mbylljen e shkollave dhe pasojat mbi fëmijët e tyre.

“Që dje kryeministri mashtrues i çartërave dhe luksit për vete, ka lënë mijëra fëmijë shqiptarë rrugëve. Sa më gjatë ky kryeministër, aq më shumë shkolla të mbyllura dhe fëmijë të braktisur”, shkruan Basha.

PD ka denoncuar gjatë kësaj kohe mbylljen e 133 shkollave në total në të gjithë vendin, si pasojë e mungesës së investimeve nga ana e qeverisë, si dhe për shkak të largimit të fëmijëve në emigracion.

Të fundit