Flash News

KRYESORE

Mbyllja e shkollave, Besa Shahini udhëzim për maturantët: Dy librat që mund të punoni për dy javë

Mbyllja e shkollave, Besa Shahini udhëzim për maturantët: Dy

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një statusi në Facebook udhëzon maturantët të punojnë me librat e Maturës Shtetërore, gjatë përiudhës dy javore të pezullimit të mësimit në shkolla për shkak të frikës nga koronavirusi.

Shahnini ka publikuar dy linqe të dy librave të maturës shtetërore, matematikës dhe gjuhës shqipe, ku maturantët mund të lexojnë, pasi sipas ministres, i ndihmojnë ata për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.

Postimi i Besa Shahinit

Për maturantët:

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.

Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:

http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf

Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:

http://www.qsha.gov.al/…/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_hu…

Të fundit