Flash News

KRYESORE

Mbyllja e shkollave nga koronavirusi, qeveria propozon klasa virtuale dhe komunikim me celular për nxënësit

Mbyllja e shkollave nga koronavirusi, qeveria propozon klasa virtuale dhe

Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e të gjitha shkollave në vend për 2 javë, si masë parandaluese për koronavirusin, ka reaguar ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Sipas ministres, masat janë parandaluese dhe frenuese dhe s’ka vend për panik.

Ajo propozoi edhe një iniciativë për zhillimin e mësimit online.

Shahini theksoi se ka gjasa që humbja e orëve të mësimit nga tërmeti dhe tashmë 2 javë në vazhdim nga koronavirusi, nuk do të arrihet të zëvendësohen të gjitha plotësisht.

‘Klasa virtuale dhe komunikime me celular që fëmjët të mos shkëputen plotësisht nga mësimi pas pezullimit të proçesit nga rreziku i koronavirusit. Secili mësues do të krijojë në rrjetet sociale, përmes whatsappit etj, grupe me prindërit e nxënësve të klasës, për të shpërndarë virtualisht detyrat dhe udhëzimet në mënyrë që fëmijët të mos humbin orët mësimore.

Jemi duke bërë një plan të rrinë në kontakt me prindërit, t’u japin instruksione fëmijëve dhe t’i bëjnë detyrat në kushte shtëpie. Të komunikojnë në whatsapp, t’i orientojnë fëmijët të punojnë nga shtëpia, me video të shkurtra në grup. Do të jenë klasa të vogla virtuale në telefona’ ka sqaruar ministrja.

Të fundit