Mbyllja e vendeve të punës,Bardhi: Çfarë shkruan Dhoma e Tregtisë Maqedonase për Shqipërinë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi,  thotë se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit, për shkak të qeverisjes së Ramës.

Për Bardhin më tepër se pandemia shëndetësore shqiptarëve ju rëndon ajo ekonomike.

Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se gjendja nga pandemia është shumë e rënduar, pasi po mbyllen bizneset dhe vendet e punës, duke bërë që shqiptarët të falimentojnë.

Bardhi paraqet edhe një grafik, duke cituar Dhomën e Tregtisë maqedonase e cila thotë: Shqipëria ka humbur 10 herë më shumë vende pune se Maqedonia e Serbia nga kriza e koronavirusit.

Reagimi i plotë

Për shkak të Ramavirusit, Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj qytetarëve dhe biznesit. Edi Rama ka dhënë vetëm 41.5 milionë euro për 3 milionë shqiptarë, aq sa paguan 2 oligarkë tek Unaza e Re.

Gjendja është shumë e rënduar mga pandemia ekonomike, e shkaktuar prej një qeverie dhe kryeministri të dështuar. Bizneset po mbyllen dhe, bashkë me to, edhe vendet e punës.

Kemi humbur 10 fishin e vendeve të punës, në krahasim me vendet e rajonit, që do të thotë më shumë varfëri, më pak zhvillim. Shqiptarët nuk e meritojnë të jenë për gjithçka të fundit vetëm se kanë një qeveri që i vjedh dhe i braktis në ditën më të keqe.