Flash News

KRYESORE

Mbytet anija në Danub, shtatë turistë humbin jetën, zhduken 19 të tjerë

Mbytet anija në Danub, shtatë turistë humbin jetën, zhduken

Shtatë turistë të Koresë së Jugut kanë vdekur dhe të paktën 19 të tjerë janë zhdukur pasi anija me të cilën lundronin në lumin Danub në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest është mbytur.

33 turistë ishin në bordin e anijes kur u godit nga një anije tjetër ndërsa ankorohej.

Nga operacioni, shtatë persona janë shpëtuar, ndërsa vijojnë kërkimet për të zhdukurit.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, një zëdhënës i agjencisë së udhëtimit tha se mes të zhdukurve është edhe një fëmijë.

Të fundit