Flash News

KRYESORE

Mbytet në hidrocentral 27-vjeçari nga Librazhdi, policia jep detajet

Mbytet në hidrocentral 27-vjeçari nga Librazhdi, policia jep detajet

Një i ri është mbytur mbrëmë në hidrocentralin e Rrapunit në Librazhd.

Trupi i tij i pajetë është nxjerrë sot nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë dhe punonjësit e HEC-it.

Sipas policisë, referuar edhe nga dëshmia e rojës së HEC-it, B .K., 27 vjeç ka hyrë mbrëmë në hidrocentral dhe nuk ka dalë më.

“Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administrative Lunik, Librazhd.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit