Flash News

KRYESORE

Mbytet një 14-vjeçar në Liqenin e Farkës, detajet e para nga policia

Mbytet një 14-vjeçar në Liqenin e Farkës, detajet e para

Gjendet i pajetë një 14-vjeçar në Liqenin e Farkës në Tiranë.

Sipas të dhënave të para nga policia, dyshohet se i riu është mbytur në liqen.

“Më datë 05.09.2020, rreth orës 06:35, tek Liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete shtetasi i mitur me iniciale A.R., 14 vjeç, i cili​ dyshohet se është mbytur në liqen.

Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia paraprakisht.

Të fundit