Flash News

KRYESORE

Mbytet një fëmijë në plazhin e Portonovës në Zvërnec, policia jep detaje

Mbytet një fëmijë në plazhin e Portonovës në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Zvërnecit ku një e mitur është mbytur teksa lahej.

Mësohet se e mitura kishte hipur mbi një dyshek ajri së bashklu me motrën e saj. Nëna e tyre është futur në ujë për ta shpëtuar, por nuk ja ka dalë dot.

Nëna e 10-vjeçares së mbytur është gjetur pa ndjenja në breg të detit , ndërkohë që tashmë është në gjendje shoku në spitalin e Vlorës.

Bëhet me dije se vetëm para një muaji në Portonovo janë mbytur 3 persona.

Njoftimi i policisë:

Në Sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ”Portanovë”, se tre shtetas të cilët ishin brenda në det kërkonin ndihmë. Më ndihmën e pushueseve të rastit dhe të Policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, konkretisht shtetasja V.H., banuese në Kërkovë, së bashku me 2 vajzat e saj, ku njëra nga vajzat, shtetësja A.H., 10 vjeçe ka ndëruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjeksore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetësja V.H, është transportuar për të marrë ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit