Flash News

KRYESORE

Mbytet një person në Porto Romano, një tjetër gjendet i pajetë te Currilat

Mbytet një person në Porto Romano, një tjetër gjendet i

Një person është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Porto Romanos në Durrës. Policia ka marrë njoftimin për ngjarjen dhe është nisur drejt vendngjarjes. Deri më tani nuk bëhet i ditur asnjë informacion për të dhënat e viktimës.

Mëngjesin e sotëm është identifikuar një tjetër viktimë në Durrës. Një 72 vjeçar me iniciale A.K., është gjetur i pajetë në det në zonën e Currilave. Nga hetimet paraprake raportohet se viktima nuk ka shenja dhune dhe se hetimet janë përqëndruar nëse vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale apo është mbytur.

Të fundit