Flash News

KRYESORE

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, del raporti i plotë mjeko-ligjor: Në trupin e pajetë të Enisa Dodës ka shenja dhune

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, del raporti i plotë

Del raporti i plotë mjeko-ligjor për trupin e pajetë të 17- vjeçares, Enisa Doda, të mbytur në Velipojë. Ndryshe nga sa u raportua më herët, se shkak i vdekjes së adoleshentes ka qenë përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori, në raportin përfundimtar theksohet se të nxirat në trupin e viktimës janë shkaktuar nga dhuna e ushtruar ndaj saj.

Mësohet se, 17-vjeçarja ka humbur jetën prej dhunës së ushtruar ndaj saj. Ndërsa ende nuk është zbuluar se nga se janë shkaktuar  shënjat e dhunës në trupin e Enisa Dodës.

Kujtojmë se, adoleshentja kishte shkuar për pushime me familjen në Velipojë, ndërsa ekzistojnë disa versione për atë cka mund ti ketë shkaktuar vdekjen asaj. Megjithatë, sipas versionit zyrtar të policisë, Bajraktari dhe Doda kanë qenë bashkë në një motor uji me qera. Kanë dalë për lundrim në orën 14:00 të 19 gushtit, teksa pas 2 orësh e gjysmë djali doli në breg pa motorin e ujit dhe la vajzën në det të mbytur.

17-vjeçarja u gjetë e pajetë nga peshkatarët në vendin e quajtur “Vilu”. Ndërkaq, policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin, Bajraktari, për tre vepra penale, shkaktim i vetëvrasjes pasi nuk i dha ndihmën e parë vajzës në vendngjarje, pengim i procedurave hetimore, moskallëzim krimi.

Të fundit