Flash News

KRYESORE

Mbytja e pushuesve në vend, Berisha: Sot u shënua viktima e 21, qëndrimet e qeverisë janë kriminale

Mbytja e pushuesve në vend, Berisha: Sot u shënua viktima e 21,

Ish-kryeminstri Sali Berisha, ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook, duke shprehur shqetësimin për bilancin tragjik të mbytjes së pushuesve në brigjet e vendit tonë.

Ai akuzon qeverinë si të papërgjegjshme dhe qëndrimet e saj ndaj këtij fenomeni i cilëson kriminale. Ndërsa evidenton se ditën e sotme bilanci i pushuesve të mbytur në bregdetin shqiptar arriti në 21.

Statusi i plotë:

Ne Shqiperi, kete sezon turistik u mbyten pushues 4 here me shume se ne mbare Europen!

Te dashur miq, sot mediat njoftuan mbytjen e radhes te nje pushuesi ne Velipoje, mbytja e trete kjo ne pese ditet e fundit ne brigjet e vendit. Kjo ishte viktima e 21-te e ketij sezoni turistik ne ujerat e brigjeve te detrave tona, sikur te ishin brigjet e askujt.

Me viktimen e sotme numri i pushuesve qe u mbyten vetem ne ujerat e brigjeve te detrave te vendit kete sezon turistik, kalon me mbi kater here numrin e pushuesve te mbytur ne te gjitha brigjet e detrave te Europes. Kjo shifer e paregjistruar kurre me pare ne Shqiperi, deshmon keshtu se brigjet tona jane brigje te nje vendi pa shtet, brigje ne te cilat, pavaresisht nga taksat qe paguajne pushuesit, jeta e tyre nuk kushton asgje dhe, kunder rrezikut qe paraqet uji, nuk investohet qofte dhe nje qindarke nga qeveria apo bashkite per shpetimin e njerezve ne rrezik mbytje.

Duke shprehur ngushellimet familjes se viktimes se radhes dhe familjeve te te gjitha viktimave qe u mbyten kete vere pa patur asnje lloj ndihme te shpejte shpetimi, denoj si te papergjegjshme dhe kriminale qendrimet e qeverise dhe vet Norieges per mungesen e plote te ndihmes ndaj rrezikut te njohur qe ejziston per jeten e pushuesve qe lahen ne ujerat e brigjeve tona! sb

Të fundit