Flash News

KRYESORE

Me 15 kandidatë zyrtarë në garë, Gent Ibrahimi konfirmon kur do të jetë gati SPAK  

Me 15 kandidatë zyrtarë në garë, Gent Ibrahimi konfirmon kur

Pas konfirmimit të 15 kandidatëve zyrtar si pjesë e strukturës më të fortë të drejtësisë shqiptare të hetimit për korrupsion të zyrtarëve të shtetit, kreu i KLP konfirmon se kur do të jëtë përfundimisht gati SPAK.

Në një intervistë për A2CNN, kreu i KLP, Gent Ibrahimi thotë se fundi i shtatorit ose fillimi i tetorit mund të jetë periudha kur SPAK mund të krijojë strukturën.

“Kemi një listë që ka ardhur si rezultat i një procedure të dakordësuar paraprakisht, është rezultat i aplikimit sipas atyre kritereve vlerësimi që janë dakordësuar paraprakisht, çdo pakënaqësi që mund të shfaqet kur ballafaqohesh në fund me listën i hap rrugën vetëdijes që është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme. Në këto kushte mund të them se shtatori është optimist si afat duke patur parasysh se institucionet e vetting-ut do të duan kohën e tyre për të procesuar të 15 kandidatët e SPAK-ut, por fillimi i tetorit do të jetë koha kur do të jemi në gjendje që të krijojmë strukturën”, u shpreh Ibrahimi.

Të fundit