Flash News

KRYESORE

Me 170 km/orë, Policia: Rruga nuk është pistë aerodromi, shpejtësi pa asnjë shkak, thjesht qarkullojnë për qejf

Me 170 km/orë, Policia: Rruga nuk është pistë aerodromi,

Policia njofton se mbrëmjen e djeshme ka vijuar kontrolli me Radar në autostradën Tiranë -Durrës-Tiranë.

“Janë evidentuar shpejtësi që vardojnë nga 164 km/ore deri në 170 km/orë. Shpejtësi të tilla nuk mund të tolerohen pasi rruga nuk është pistë aerodromi”, shkrihet në faqen e policisë në rrjetin social Facebook.

Policia Rrugore e Tiranës, thotë se konstaton me shqetësim “se kryesisht në fundjavë shumë drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara pa asnjë shkak në rast nevojë por thjesht qarkullojnë për qejf”..

Të fundit