Flash News

KRYESORE

Me 175 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës, ‘frikësohet’ dhe policia: Drejtues mjetesh që fluturojnë në rrugë

Me 175 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës,

Policia njofton se pavarësisht kontrolleve të cilat vijojë në mënyrë sistematike, përsëri konstatohen drejtues automjetesh të cilët qarkullojnë me shpejtësi tej normave.

Mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, është konstatuar një makinë e cila lëvizje me 175 km/orë edhe pse limiti i lejuar është 90 km/orë.

“Edhe pse kontrollet me Radar vijojnë sistematikisht për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, përsëri konstatohen drejtues mjetesh që fluturojnë në rrugë.

175 Km/h, shpejtësi e frikshme, rrezik i madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, thuhet tek profili i policia në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu njoftohet se brenda një harku kohor prej 4 orësh janë pezulluar 13 leje drejtimi.

“Gjatë 4 orëve të fundit janë evidentuar 13 drejtues mjetesh të cilëve iu është pezulluar Leja e Drejtimit pasi qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 139 km/h deri në 175 km/h, ku limiti i lejuar është 90 km/h”, sqaron policia.

 

 

Të fundit