Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Çfarë pati rëndësi dje në botë: Covid-19, në Europë që në dhjetor; e transmetojnë edhe fëmijët

Me 2 rreshta/ Çfarë pati rëndësi dje në botë:

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Një epidemiolog i lartë britanik, parashikimet e të cilit për numrin e vdekjeve përshpejtuan bllokimin në Britani, dha dorëheqjen nga grupi këshillimor shkencor i qeverisë të martën pasi pranoi se kishte shkelur rregullat e distancës sociale duke takuar të dashurën.

■Administrata Trump do t’a zvogëlojë task-forcën e koronavirusit për t'u përqendruar te ekonomia gjatë javëve të ardhshme, thanë zyrtarët të martën, megjithëse ka një rritje të rasteve me të paktën 25,000 pothuajse çdo ditë.

■ Izraeli po përgatit një test gjaku mbarëkombëtar të 100,000 qytetarëve për të parë se sa i prekshëm mund të jetë vendi ndaj një valë të re të infeksionit.

■ Kryeministri Shinzo Abe po promovon një ilaç të prodhimit japonez, Avigan, si trajtim për koronavirusin, por nuk ka asnjë provë të fortë që ilaçi është efektiv.

■ Pfizer dhe ndërmarrja farmaceutike gjermane BioNTech njoftuan se kishin filluar prova njerëzore në ShBA për një vaksinë të mundshme të koronavirusit, e cila mund të ishte e gatshme për përdorim urgjent në Amerikë qysh në shtator.

■ Gjermania dhe Austria po planifikojnë të lejojnë që trupat teatrore të rikthehen në punë. Por producentët e Teatrit thonë se udhëzimet për distancimin shoqëror i bëjnë provat "marrëzi".

■Presidenti Nicolás Maduro tha se dy amerikanë të armatosur ishin midis 13 "terroristëve" të kapur në atë që autoritetet e quajtën një komplot të dështuar për të rrëzuar qeverinë Maduro.

■Tajvani, i cili deri më tani e ka mbajtur nën kontroll shpërthimin, ka bërë përpara duke hapur kampionatin e bejsbollit. Stolat janë mbushura me spektatorë kartoni. Shikueshmëria në internet është rritur, me tifozë nga e gjithë bota që dëshirojnë normalitet.

■Ndërsa Covid-19 përmbyt manastiret dhe famullitë ortodokse ruse, shumë klerikë kundërshtojnë përpjekjet e qeverisë për të kufizuar tubimet publike - një përçarje e pazakontë midis kishës dhe shtetit.

THELLE

Kur ka shpërthyer virusi në Europë? Fakte të reja

Mjekët francezë kanë gjurmuar një rast me koronavirus në periferinë e Parisit në fund të dhjetorit - një konstatim që, nëse verifikohet, sugjeron që virusi u shfaq në Europë gati një muaj më herët nga sa mendohej.

Kjo shtron pyetjen se për sa kohë sëmundja po qarkullonte në Wuhan, Kinë, përpara se shpërthimi të pranohej nga autoritetet atje.

Zbulimi erdhi pasi mjekët rishikuan mostrat e marra në 27 dhjetor nga një prodhues peshku të cili fillimisht iu dha një diagnozë pneumonie; nuk është e qartë se si pacienti e ka marrë infeksionin. Mostra u mor disa ditë përpara se Kina të raportonte sëmundjen në Organizatën Botërore të Shëndetit.

Kini parasysh: Mjekët paralajmërojnë se konstatimi ende ka nevojë të vërtetohet dhe se është e paqartë nëse rasti i pacientit është i lidhur me epideminë në tërësi.

Domethënia: Masat e para serioze që u vendosën në Francë, kryesisht në mars, ishin shumë të vonuara.

E re: Dy studime të reja ofrojnë prova bindëse që fëmijët mund ta transmetojnë virusin. Gjithashtu, 15 fëmijë u shtruan në spital në New York me një sindromë misterioze që ndoshta ishte e lidhur me Covid-19 dhe që është raportuar edhe në Europë.

Të fundit