Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore: nga diplomacia agresive e Kinës te ‘normalizimi’ në Itali e Spanjë; dhe, pse Suedia u veçua nga bota

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore: nga diplomacia agresive e Kinës te

Politiko.al

■ Kina po shton përpjekjet diplomatike agresive për të demontuar kritikat për reagimin kundër shpërthimit të konronavirusit, duke dashur të shmangë shpalljen financiarisht përgjegjëse. Konsumatorët kinezë janë më të tërhequr para dëshirës për të shpenzuar pas humbjeve të vendeve të punës dhe shkurtimeve të pagave, megjithëse fabrikat  po rihapen.

■Të infektuarit me Covid-19 në ShBA kaluan një milionëshin. Të martën, Zv/Presidenti Mike Pence vizitoi një strukturë mjekësore ku trajtohen pacientët me koronavirus, por nuk mbante maskë në fytyrë.

■ Kreu i një grupi mjekësh japonezë tha se do të ishte "jashtëzakonisht e vështirë" për Japoninë që të zhvillojë Olimpiadën e Tokios verën e ardhshme, siç është planifikuar, pa daljen e një vaksine efektive.

■ Më shumë mjekë dhe inferimerë po rezultojnë pozitivë me Covid-19 në Afganistan. Infeksionet kërcënojnë të mbingarkojnë një sistem shëndetësor të tendosur në mes të një konflikti të fortë.

■ Banorët e Belgjikës po ndihmojnë për të ushqyer dhe strehuar azilkërkuesit e pastrehë pasi autoritetet zbrazën gjysmën e qendrave të pritjes në vend.

■ Në Angli, mijëra vetë po formulojnë ose ribëjnë testamentet e tyre, por një ligj arkaik që kërkon dy dëshmitarë personalisht, po i detyron njerëzit të marrin masa drastike.

■ Ndërsa kufizimet lehtësohen në zona me pak raste, banorët e frikësuar në vende si India, nuk janë të bindur që kthimi në punë është i sigurt.

■ Qeveritë e Spanjës, Francës dhe Greqisë njoftuan dje planet për të rikthyer një pamje të normalitetit, por paralajmëruan që kufizimet për grupe të mëdha do të mbeten në fuqi për muaj në vijim.

■Mjekët europianë janë paralajmëruar të kujdesen për një simptomë të rrallë inflamatore te fëmijët që mund të lidhet me koronavirusin e ri - një shqetësim pasi shkollat po fillojnë të rihapen nën premisën se fëmijët janë më pak të prekur nga virusi.

■Zgjedhjet presidenciale /2020: Hillary Clinton, kandidatja Demokrate e vitit 2016, mbështeti publikisht ish-Zv/Presidentin Joe Biden.

■Shfaqje të UFO-ve: Departamenti i Mbrojtjes i ShBA konfirmoi që tri video të Marinës me "objekte ajrore të paidentifikuara" ishin autentike. Megjithëse kërkuesit e jetës jashtëtokësore u inkurajuan, nuk kishte asgjë të re.

■Tregjet e shkëmbimeve ‘exchange futures’ parashikojnë një hapje të fortë për Ëall Street dhe Europën.

Thellë

 "Jeta duhet të vazhdojë": Qasja e veçantë Suedisë

Suedia duket se po e menaxhon shpërthimin e koronavirusit pa efekte ekonomike shkatërruese.

Korrespodentët e NYT shqyrtuan qasjen suedeze dhe zbuluan se besimi është i lartë te qeveria, institucionet dhe te suedezët e tjerë, që të mbajnë distancë shoqërore nga njëri-tjetri - diçka që zyrtarët e shëndetit publik kanë përdorur për të justifikuar mosshpalljen e karantinimit dhe masave drasike të detyrueshme.

Vendi i ka mbajtur kufijtë e hapur, ka lejuar restorantet të vazhdojnë të shërbejnë dhe kanë lënë shumë shkolla të operojnë ndërsa kombet e tjera kanë mbajtur frenat. "Jam i lumtur që nuk kemi hyrë në bllokadë" i tha NYT tha një punonjës restoranti. "Jeta duhet të vazhdojë."

Megjithëse banorët më të vjetër të Suedisë janë goditur shumë, shkalla e vdekjes së saj, 22 në 100,000 njerëz, është e njëjtë me të Irlandës, e cila është vlerësuar për reagimin ndaj pandemisë - shumë më mirë se në Britani ose Francë.

Të fundit