Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në botë

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati

Mirëmëngjes!

Politiko.al mbështetur në raporte të gazetave amerikane, ju sjell një blic lajmesh nga bota në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ Vetëm një javë pasi shumë shkolla u rihapën në Francë, zbulimi i 70 rasteve me koronavirus nëpër klasa, në të gjithë vendin, i detyroi autoritetet të mbyllnin disa kopshte dhe shkolla fillore.

■ Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin paralajmëroi për "dëmtim të përhershëm" të ekonomisë së Shteteve të Bashkuara nëse mbylljet zgjaten për muaj. Drejtori i Rezervës Federale, Jerome Powell, tha se një rikuperim i plotë nuk do të vijë derisa të zgjidhet kriza shëndetësore.

■ Më shumë se 70 përqind e monstrave të koronavirusit të testuar në Izrael, në një studim të ri, kishin origjinën në ShBA, duke hedhur dyshime mbi vendimin e qeverisë për të lejuar udhëtarët nga atje deri më 9 mars, pavarësisht se kishin bllokuar ndërkohë disa vizitorë europianë.

■ Universiteti i Kembrixhit të martën u bë i pari në Britani që zhvendosi të gjitha leksionet për studentët në internet për vitin e ardhshëm akademik. Gjithashtu, një ish-oficer 100-vjeçar i ushtrisë britanike, që mblodhi 40 milion dollarë për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Britani, do të marrë titullin kalorës nga Elizabeta II.

■ Ndërsa maskat në fytyrë bëhen normë në hapësirat publike, ligjet e njohura jozyrtarisht si “anti- burkat” që ndalojnë mbulesat e fytyrës së plotë po vihen në diskutim.

■ Cikloni Amphan: Qindra mijëra njerëz janë evakuuar nga India dhe Bangladeshi përpara se një prej stuhive më të fuqishme në dekada të godasë tokën siç pritet, të mërkurën pasdite.

■ Afganistan: Forcat e sigurisë bombarduan një klinikë në Kunduz të martën për të penguar një sulm të koordinuar nga Talibanët në kryeqytetin krahinor që militantët vazhdojnë të mbajnë të rrethuar. Konflikti po i kthehet gjakderdhjes pas një periudhe paqeje të shkurtër.

■ Gjermani: Të drejtat e privatësisë mbrojnë të dhënat dixhitale të të huajve që jetojnë jashtë nga hetimi i shërbimeve të inteligjencës, vendosi gjykata më e lartë e Gjermanisë të martën, një vendim i mirëpritur nga aktivistët e të drejtave civile.

OBSH miraton hetimet për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë ra dakord të fillojë një hetim për reagimin global ndaj pandemisë, në përfundim të një takimi vjetor të vështirë, në të cilin ShBA dhe Kina u përplasën me njëri-tjetrin.

Rezoluta kërkon një "vlerësim të paanshëm, të pavarur dhe gjithëpërfshirës" të reagimit ndërkombëtar ndaj shpërthimit. Por hetimi nuk ishte krejtësisht çka donin ShBA, një shtjellim i plotë i origjinës kineze të virusit dhe veprimeve të OBSH në reagim.

Presidenti Trump kërcënoi t’i japë fund përgjithmonë fondeve të ShBA-së për OBSh, nëse nuk angazhohet për "përmirësime thelbësore brenda 30 ditëve të ardhshme", duke akuzuar organizatën për një varësi "alarmante" nga Kina.

Rezoluta, e sjellë nga Bashkimi Europian në emër të më shumë se 100 vendeve, fitoi forcë pasi Australia punoi për të formuar një koalicion të vendeve që kërkonin hetim.

E lidhur: ShBA gjithashtu po e lufton Kinën mbi industrinë e teknologjisë: administrata Trump po sfidon aksesin kinez në zinxhirin e furnizimit me prodhime të teknologjisë së lartë të Tajvanit - një pikë delikate për Pekinin, i cili e pretendon ishullin si territor të vetin.

 

 

Të fundit