Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Kryeministri Edi Rama njoftoi vendimin e ri nga e hëna. Sipas tij, zonat e kuqe do të blindohen me postblloqe, kurse për zonat e gjelbra zgjatet fasha orare deri në orën 21.00.

Masat do të jenë njësoj edhe për këtë fundjavë, ndërsa paralajmëron se mund të jetë e fundit nëse situata me numrat e të infektuarve vazhdon të jetë e stabilizuar.

■ Është përcjellë për në banesën e fundit, artisti, arkitekti, intelektuali Maks Velo, i cili mbylli sytë në moshën 84-vjeçare. Ceremonia u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme në Tufinë për shkak të situatës, me një numër fare të reduktuar njerëzish. Nga familjaret, e pranishme ishte vetëm motra e tij.

■Përballë kundërshtimeve të ditëve të fundit, ministrja e Arsimit Besa Shahini tërhiqet pas kontestimeve dhe shtyn zgjedhjet në universitete. Meta: Ishte vendim i pritshëm.

■ Protesta në sheshin ‘Skënderbej’, policia procedon 7 protestues. Mes tyre gjobit me 500 mijë lekë sipas aktit normativ ne fuqi, ambientalistin Sazan Gurin si një nga tre organizatorët.

Pas procedimit, reagoi Guri: Qeveria po mashtron me situatën ‘fatkeqësi natyrore’. Reagon PD dhe presidenti Meta.

■Ministra e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, një një komunikim live ka bërë me dije planin e hapjes së masave duke filluar nga data 11 maj deri në 1 qershor.

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, ministrja Manastirliu njoftoi se nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

■ PD denoncon qeverinë: Kaloi truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës në mes të pandemisë

Të fundit