Flash News

KRYESORE

Me 2 rreshta/ Ngjarjet kryesore të ditës: çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Politiko.al

Mirëmëngjes

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Genc Pollo i drejtohet zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri: Qartëso pozicionin mbi “Teatrin Kombëtar”. Në postimin në Twitter, Pollo i  bën thirrje BE-së që të ketë një pozicionim të qartë mbi ‘Teatrin Kombëtar’.

Në fund të Majit pritet hapja e plazhit për të gjithë pushuesit. Në një intervistë për Tv Klan, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj thotë se në bashkëpunim me strukturat akomoduese edhe me subjektet e plazhit janë marrë masat për distancimin fizik.

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka reaguar për vendimin e qeverisë, e cila i kaloi Bashkisë së Tiranës pronësinë e Teatrin Kombëtar duke i hapur rrugë shembjes së godinës.

Përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosja e quan vendimin në fjalë si një tentativë për të shkatërruar trashëgiminë.

■ Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Zyrtari i PD publikon të dhënat e një studimi: 93.3% e shqiptarëve nuk morën asgjë ndihmë nga qeveria gjatë pandemisë

Të fundit